Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIRehabilitimi i kanalit “Thoma Filipeu” përmirëson ujitjen në 2 mijë ha tokë...

Rehabilitimi i kanalit “Thoma Filipeu” përmirëson ujitjen në 2 mijë ha tokë bujqësore

Në bashkinë e Finiqit ka përfunduar puna për rikonstruksionin e lugjeve në kanalin ujitës “Thoma Filipeu”. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, e shoqëruar nga kryetari i bashkisë Finiq, Romeo Çakuli dhe specialistët e linjës, inspektuan nga afër rikonstruksionin e lugjeve në kanalin ujitës “Thoma Filipeu”. Denaj bëri të ditur se, “ndërkohë në këtë vepër po planifikojmë për të realizuar rehabilitimin e plotë të të gjithë kanalit, në gjatësinë 37 km”. “Kjo ndërhyrje do të shërbeje për përmirësimin e ujitjes së 2000 hektarëve toka bujqësore në Finiq dhe Konispol, duke shtuar edhe një tjetër mbështetje në infrastrukturën e ujitjes për fermerët e këtyre zonave”, u shpreh Denaj. Kanali “Thoma Filipeu” me gjatësi 15 km u ndërtua përgjatë viteve 1962-1967 dhe ka një kapacitet ujitës për 2270 ha. Thoma Filipeu nga Leusa e Përmetit është emri i njërit nga inxhinierët projektues të veprës ujitëse. Filipeu, është autor dhe bashkëautor i disa projekteve ku veçohet kanali ujitës Bistricë-Vagalat që është një nga veprat më të mëdha ujitëse ndërtuar në vitet ’60.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments