Në Berat është hapur kantieri i rrugës së Qafë Dardhës, një tjetër projekt me rëndësi strategjike që do t’ju vijë në ndihmë banorëve të disa fshatrave. Rruga do të ndjekë gjurmën ekzistuese ku do të përmirësohen kthesat me rrezikshmëri të lartë si dhe do të realizohet ndërtimi i kanaleve kulluese, veprave të artit, mureve mbajtëse dhe tombinove. Loti 1 financohet nga qeveria shqiptare, ndërsa loti 2 financohet nga BERZH. Zbatimi projekteve mundësohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.