Pritet të nisë së shpejti projekti i rehabilitimit të shtegut panoramik dhe ndriçimi monumental i ishullit të Maligradit. Lajmin e dha në rrjetet sociale, prefekti i qarkut Korçë, Nertil Jole, sipas të cilit projekti është hartuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë, me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian, Ministrisë të Kulturës të Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë të Veriut. Ky rehabilitim vjen në kuadër të projektit “Smart4you2”. Jetësimi i projektit, pritet të rrisë numrin e vizitorëve të Prespës, si një destinacion shumë i veçantë i qarkut Korçë. Maligradi është një ishull i vogël i cili ndodhet në pjesën shqiptare të Liqenit të Prespës. Ai karakterizohet nga një numër i madh shpellash, të përshtatshme për faunën e egër. Në brendësi të ishullit gjendet kisha e Shën Marisë. Një mbishkrim në faqen jugore, më i hershmi në këtë kishë, i përket vitit 1345 dhe fazës së parë të zbukurimit të kësaj kishe me afreske. Kjo kishë është një atraksion turistik i rëndësishëm jo vetëm për parkun kombëtar të Prespës, por për mbarë rajonin dhe Shqipërinë. Në Maligrad janë gjetur edhe objekte si tjegulla, kolona e kapitele që sipas arkeologëve i përkasin një kishe paleokristiane që mendohet të ketë qënë në pjesën e sipërme të liqenit. ATA
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on