Bashkia e Durrësit ka nisur punën për rehabilitimin e plotë të kanalit të parë kullues me gjatësi 530 metra në Rrushkull, njësia administrative Sukth.
Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako bëri të ditur se punimet nisën në përgjigje të kërkesave të banorëve të zonës.
“Rehabilitimi i këtij kanali, i cili derdhet në lumin Erzen dhe është kolektori kryesor i kësaj zone, do të parandalojë përmbytjet në një lagje të Rrushkullit si dhe në tokat bujqësore përreth”, tha Sako.
Rehabilitimi i kanaleve ndikon direkt në prodhimtarinë e tokës, por edhe në kullimin e shpejtë të tyre pas reshjeve të shiut, pavarësisht intensitetit.