Afro 1300 studentë janë regjistruar në raundin e parë në fakultetet e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Burime pranë këtij universiteti bëjnë të ditur se degët më të kërkuara janë, Shkenca Teknike Mjekësore, Financë-Kontabilitet, Shkenca Kompjuterike dhe Teknologji Informacioni. Në krahasim me universitetet e tjera ku ka shwnuar ulje numri i studentëve që kërkojnë degët e mësuesisë, në Durrës ka ndodhur e kundërta. Në Fakultetin e Edukimit ka rritje të studentëve të vitit të parë që kanë aplikuar në degë të ndryshme të mësuesisë. Në total për raundin e parë, janë shënuar rritje me afro 9 për qind në aplikime dhe po kaq edhe në regjistrime. Prej disa vitesh universiteti “Aleksandër Moisiu” ka nënshkruar marrëveshje me dy universitete të njohur në Evropë, “La Sapienca” të Romës dhe universitetin e “Nicës” në Francë për dhënien e diplomave të dyfishta për studentët e tij si dhe në kuadër të programit Erasmus u ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2022 – 2023, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Bielefeld, Gjermani si dhe në Universitetin Westminster në Londër.https://lajme.rtsh.al/artikull/regjistrimet-ne-universitetin-aleksander-moisiu-ne-durres-studentet-te-interesuar-per-mesuesine
Regjistrimet në universitetin ”Aleksandër Moisiu”
RELATED ARTICLES