Kanë nisur regjistrimet online për nxënësit që do të ndjekin klasën e parë dhe të dhjetë për vitin e ri shkollor.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja Manastirliu bëri të ditur se regjistrimet kryhen në platformën e-Albania, dhe sistemi do të jetë i hapur deri më 31 gusht, për të garantuar fleksibilitet maksimal për prindërit.
“Regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta hapen sot më 7 korrik në e-Albania dhe sistemi do të jetë i hapur deri më 31 gusht, për t’i dhënë mundësi të gjithë prindërve të regjistrojnë fëmijët e tyre në çdo kohë të përshtatshme për ta”, shkruan Manastirliu.
Ky proces është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të lehtësuar shërbimet për qytetarët dhe për të shmangur radhët fizike në institucionet arsimore.