Shkollat e arsimit profesional që ndodhen në qarkun e Tiranës janë :
Shkolla Teknike Ekonomike në Tiranë ofron dy drejtime, Ekonomi Biznes dhe Tekstil Konfesione 628 nxënës me 108 biznese partnere.
Shkolla Elektrike Teknike “Gjergj Canco” , një nga shkollat më të kërkuara ofron dy drejtime Elektronikë dhe TIK për 1022 nxënës dhe 94 biznese partnere.
Shkolla për Teknologji Informacioni dhe Komunikimi Hermann Gmeiner një drejtim Inxhineri Informatike Software për 297 nxënës dhe 76 biznese partnere.
Shkolla Hoteleri Turizëm ofron dy drejtime Hoteleri Turizëm dhe Teknologji Ushqimore për 693 nxënës dhe 99 biznese partnere .
Shkolla e mesme e ndërtimit “Karl Gega” me 6 drejtime Gjeodezi, Mekanik, Ndërtim, Shërbim Mjetesh Transporti, Përpunim Druri, Termohidraulikë me 874 nxënës dhe 165 biznese partnere.
Shkolla e Mesme Profesionale Kamzë ofron 7 drejtime; Bujqësi, Elektroteknikë, Hoteleri Turizëm, , Shërbim Mjetesh Transporti, Shërbime Kujdesi për të Moshuar, Shërbime sociale dhe shëndetësore për 1463 nxënës me 157 biznese partnere.”
Shkolla e mesme profesionale “Charles Telford Erickson” ofron 3 drejtime Veterinari, Bujqësi, Ekonomi Biznes për 145 nxënës me 45 biznese partnere.
Më herët, Kryeministri Rama është shprehur se “qeveria ka vënë në lëvizje një plan të ri zhvillimi për arsimin profesional, që nga investimet e reja në infrastrukturën arsimore dhe konviktet për nxënësit e zonave rurale, deri tek partneritetet me shkollat më të mira profesionale në Zvicër, Gjermani e me radhë, me mbështetjen e qeverive të RFGJ, Zvicrës dhe Komisionit Europian”.