Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIRegjistër digjital për fermat dhe peshkimin

Regjistër digjital për fermat dhe peshkimin

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural synon ngritjen e një sistemi ose regjistri digjital për fermat bujqësore dhe peshkimin që konsiston në mbledhjen, verifikimin dhe raportimin e të dhënave në terren. Sipas MBZHR-së, sistemi do të funksionojë sipas rrjetit të të dhënave të kontabilitetit të fermave (FADN), sipas standardeve të BE-së, ku të dhënat e mbledhura zakonisht përmes këtij instrumenti përfshijnë vlerën e prodhimit të të korrave, stoqet, shitjet dhe blerjet, kostot e prodhimit, aktivet, detyrimet, kuotat e prodhimit dhe subvencionet, duke krijuar një pasqyrë të saktë ekonomike për to. Paralel me këtë, MBZHR po punon edhe për ngritjen e Sistemit Elektronik të Regjistrimit dhe Raportimit të Aktivitetit të Peshkimit. Qëllimi i kësaj kontrate është ngritja e një moduli elektronik, i cili ka për qëllim regjistrimin dhe monitorimin e aktiviteteve të peshkimit. Nga ky modul do te përftohet regjistrimi, përpunimi dhe transmetimi i të dhënave gjatë aktivitetit të peshkimit, (zënie, zbarkim dhe transbordim) në zbatim të ligjeve në fuqi, duke monitoruar dhe dokumentuar të plotë këtë aktivitet nga ana e Autoriteteve të Peshkimit. Aktualisht raportimi i aktivitetit te peshkimit, zhvillohet nga plotësimi i formularëve (librave të anijeve/logbook) në mënyrë manuale nga kapiteni i secilës anije/subjekt. Të dhënat e akumuluara nga këto sisteme do të shërbejnë për hartimin më të mirë të politikave të Ministrisë së Bujqësisë për këto sektorë. MBZHR bën të ditur se, për krijimin e regjistrave digjital po ndiqet procedura e prokurimit publik në zbatim të ligjit dhe rregullave në fuqi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments