Sunday, April 20, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURERegjisori iranian largohet për në Evropë pas dënimit me burg

Regjisori iranian largohet për në Evropë pas dënimit me burg

Pasi u dënua me tetë vjet burg, regjisori iranian i vlerësuar me çmime, Mohammad Rasoulof iku në Evropë, pak para premierës së filmit të tij të fundit në Festivalin e Filmit në Kanë, shkruan apnews.com. “Unë mbërrita në Evropë disa ditë më parë pas një udhëtimi të gjatë dhe të ndërlikuar”, theksoi Rasoulof në një deklaratë. Javën e kaluar, avokati i Rasoulof deklaroi se regjisori ishte dënuar me tetë vjet burg, fshikullim dhe konfiskim të pronës nga Republika Islamike. Avokati i Rasoulof, Babak Paknia, tha se ”regjisori po ndëshkohej për filmat e tij”. Autoritetet iraniane nuk kanë pasur asnjë koment të menjëhershëm për largimin e tij. Rasoulof dhe artistë të tjerë kishin bashkënënshkruar një letër duke u kërkuar autoriteteve të dorëzonin armët, gjatë demonstratave mbi shembjen e ndërtesës në vitin 2022 që vrau të paktën 29 njerëz në qytetin jugperëndimor të Abadanit. Rasoulof, 51 vjeç, është artisti i fundit që është vënë në shënjestër në një goditje të gjerë ndaj të gjithë disidencës në Iran pas vitesh protestash masive, duke përfshirë vdekjen e Mahsa Amini në vitin 2022. Filmi i tij i vitit 2020 “There Is No Evil” fitoi çmimin ”Ariu i Artë” në Berlin në vitin 2020

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ