Ndërprerjet e energjisë elektrike tash e sa kohë po i ndjejnë bizneset prodhuese në vend. Përfaqësues të bizneseve nga zona industriale e Suharekës thonë se reduktimet e paplanifikuara po ua rrezikojnë makineritë prodhuese, por edhe tregun ku ata furnizojnë me prodhimet e tyre. Kjo po ndodh pavarësisht premtimeve të kësaj komune se nuk do të ketë reduktime në zonën industriale. Zona industriale e Suharekës në të cilën dhjetëra biznese zhvillojnë aktivitete kohëve të fundit po përballet me problemin e reduktimeve të energjisë elektrike, problem ky që është në nivel vendi. Shqetësimet më të mëdha vijnë sidomos kur bëhet fjalë për ndërprerjen e pakontrolluar të rrymës duke rrezikuar kështu makineritë prodhuese. “ 2 orë 1 orë ose sidoqoftë ta marrim ndërprerjen ose reduktimet që jemi duke i pasur pa paralajmërim, janë duke na penalizuar jashtëzakonisht shumë, për shkak se ne nuk po kemi mundësi t’i dorëzojmë porositë në kohë. Kjo i bien që minimalisht të humbim 4 orë punë, për shkak se të gjitha makineritë kërkojnë nxehje paraprake “, tha Gresa Kuqi nga kompania prodhuese. Ajo tha se ka makineri që janë shumë të ndjeshme dhe se janë të pasigurt për t’i vendos ato në punë. Mungesa e rrymës po shkakton probleme edhe në fabrika të tjera. “ Nëse procesi i prodhimit ndalet në gjysmë, dëmet janë shumë të mëdha . Pastaj është problem se nuk kemi kontroll , nuk po e dimë se kur ndalet dhe kur vjen rryma , ai është problem dhe më i madh . Kemi vendos panele solar , por edhe ato funksionojnë me rrymë , kemi mbi 300 vat panel solar, por ato nuk mund të funksionojnë pa rrymë për shkak se konsumi i energjisë është i madh“, tha Naser Gollopeni punëtor në fabrikë. Nga ana tjetër kryetari i komunës së Suharekës vetëm dy ditë më parë pati garantuar se nuk do të ketë reduktime të rrymës në zonën industrial. “ Me rrymë elektrike besoj që është një krizë momentale në nivel vendi . Jo mirë , kemi ankesa nga bizneset . Të premten nga 20 dalje kemi pasur ndërprerje në 13 linja njëherësh . Linja e 13 është zona industriale , ku me të vërtetë e ka penguar procesin e prodhimit , pasi kemi një zonë me 2200 punëtor. Dje u ulëm dhe biseduam me KEK-un , besoj se nga nesër nuk do të ketë ndërprerje të rrymës . Ne si komunë e kemi obligim të bëjmë një fushatë prej shtatorit për kursim të energjisë elektrike”, tha Bali Muharremaj, kryetar i Suharekës Ndryshe, Zona industriale në komunën e Suharekës ka pasur linjë të veçantë të rrymës elektrike , por këto ditë as kjo zonë prodhuese nuk është kursyer nga reduktimet e rrymës elektrike . Ndërprerjet e rrymës sipas bizneseve nganjëherë shkojnë deri në tre orëhttps://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=615468.
Reduktimet ua pamundësojnë prodhuesve t`i përmbushin kontratat
RELATED ARTICLES