Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEReciprociteti është për marrëdhënie paqësore

Reciprociteti është për marrëdhënie paqësore

Kryeministri Albin Kurti është takuar sonte me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe atë të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Pas takimit Kurti tha për Kanal 10 se ky ishte një takim përgatitor për çështjet që do të diskutohen nesër. “Mirë shkoi takimi, ishte takim përgatitor se çka zhvillohet nesër. Janë dy tema elementare, ajo e kornizës së përgjithshme për marrëveshje, për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe tjetra ka të bëjë me çështjet aktuale, ku pritet të trajtohen të gjitha marrëdhëniet bilaterale”, tha Kurti. Ai tha se “dëshirojmë marrëdhënie reciproke”. “S’kemi qëllime të njëanshme dëmtuese, por mendojmë që reciprociteti është për marrëdhënie paqësore”, u shpreh ai. Kurti foli edhe për lirinë e lëvizjes, ku tha se për ta pasur atë duhet të ketë vetëm rrugë legale, ato ilegale duhet të mbyllen. “Për të pasur liri të lëvizjes duhet të ketë vetëm rrugë legale, ato ilegale duhet të mbyllen. Sa i përket vendkalimeve kufitare po e bëjmë atë që Serbia e bën tash e 11 vjet”, ka shtuar ai.http://ata.gov.al/2022/08/17/kurti-reciprociteti-eshte-per-marredhenie-paqesore/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments