Universiteti i Arteve, Fakulteti i Artit Skenik, kthehen edhe një herë në qendër të vëmendjes për sa i përket mendimit kritik dhe studimeve teorike. Sot UART dhe FAS do të kthehen në platformë me departamentin e Studimit të Artit dhe Qendrën e Dokumentacionit Artistik, pranë Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit (Akademia e Studimeve Albanologjike) në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme e Arkivave dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës duke organizuar një seri debatesh publike në lidhjet me arkivat teatrore në Shqipëri me temë “Rebelimi ndaj arkivit, si shuarje e kujtesës kolektive”. Institucioni i parë që hap dyert për këtë bashkëpunim është UART/FAS, Tiranë, i cili fton në sallën Blackbox, për të folur e për të diskutuar se çfarë ndodh me identitetin publik të një artisti kur rreth tij nuk ka asgjë në arkiva. Sa zgjat kujtesa? A është arkivi zgjidhja? Universiteti i Arteve mirëpret në këtë debat artistë, pedagogë, studentë e familjarë të artistëve, të cilët do të diskutojnë rreth kësaj çështjeje në Blackbox. atsh