Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIRealizohet operacioni i parë në botë okulistik nga distanca

Realizohet operacioni i parë në botë okulistik nga distanca

Në Poliklinikën e Barit u krye një operacion okulistik, që nuk ishte bërë kurrë më parë në mbarë botën. Për herë të parë, një pacient që vuante nga një sëmundje korneale u operua nga distanca. Pacienti ishte i shtrirë në tavolinë në një sallë operacioni të spitalit puliez, ndërsa kirurgu i syrit, profesor Giovanni Alessio ishte në dhomën e tij në klinikën e syve, nga ku kontrollonte nga distanca instrumentet e nevojshme për operacionin. Për të arritur këtë qëllim, kërkohej një lidhje shumë e shpejtë 5G. Falë kësaj linje super të shpejtë, mjeku mundi të operonte në kohë reale me një vonesë prej më pak se 50 milisekondash dhe me një vizualizim 3D të syrit të pacientit. Për ta bërë ndërhyrjen edhe më revolucionare u arrit edhe përdorimi i një blockchain i zhvilluar për të mbrojtur sigurinë e të dhënave të të gjithë ndërhyrjes në internet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments