Në Pediatrinë e Tiranës është realizuar me sukses nga stafi mjekësor i Kirurgjisë Infantile një ndërhyrje tepër e rrallë jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën, të cilët i shpëtuan jetën një 9-vjeçar. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila ka vlerësuar ndërhyrjen e rrallë që i shpëtoi jetën 9-vjeçarit dhe ka falenderuar stafin mjekësor, mjekët infermierët dhe anestezistët. “Pasi vuante nga vështirësi në frymëmarrje, zbulohet në shërbimin e Pneumologjisë dhe të Radiologjisë se kishte një masë tumorale në trakenë e qafës, e cila pengonte kalimin dhe nxjerrjen e ajrit. Operacioni u krye me sukses, duke rezekuar pjesën e trakesë së prekur nga masa dhe u realizua rikonstruksioni i saj. Pas periudhës post-operatore në Reanimacionin e Pediatrisë, Rafaeli është kthyer shëndosh e mirë në shtëpi “, shprehet ministrja. “Respekt për stafin mjekësor me kirurg primar Prof.Asc. Dritan Alushani, Dr. Aulona Haxhirexha, Dr. Labeat Haxhirexha, anestezist reanimator Dr. Amarold Balliu, kryeinfermiere Silvana Laçi, infermiere instrumentare Nora Tafaj dhe infermieret Marjeta Shehi dhe Irini Ngjiro”, tha ministrja. Mjeku Dritan Alushani tha, se ekipi i pneumologjisë dha kontributin fillestar në diagnostikimin dhe trajtimin e pacientit, i cili pastaj u kompletua nëpërmjet specialiteti të radiologjisë në diagnostikimin e sëmundjes që është një sëmundje e rrallë pasi në botë sot numërohen më pak se 10 raste të tilla të tumorit të trakesë.https://ata.gov.al/2022/12/17/realizohet-nderhyrja-e-rralle-ne-bote-ne-pediatrine-e-tiranes-shpetohet-9-vjecari/
Realizohet ndërhyrja e rrallë në botë në Pediatrinë e Tiranës
RELATED ARTICLES