Wednesday, April 2, 2025
HomeSOCIALESHENDETESI Realizohet me sukses transplanti i parë në botë i një syri human

 Realizohet me sukses transplanti i parë në botë i një syri human

Transplanti i parë në botë i një syri njeriu është kryer në Nju Jork, shkruan il messaggero.it. Operacioni, ku morën pjesë 140 kirurgë, u krye gjatë një transplanti të pjesshëm të fytyrës dhe sipas mjekëve që e kryen, rezultoi i suksesshëm. “Fakti që ne kemi transplantuar një sy është një hap i madh përpara, është diçka që është menduar me shekuj, por nuk është bërë kurrë,” tha Eduardo Rodriguez, mjeku që drejtoi ekipin që kreu operacionin, që zgjati 21 orë. Marrësi i transplantit ishte Aaron James, një veteran nga Arkansas i cili i mbijetoi një aksidenti industrial. Operacioni për transplantin e pjesshëm të fytyrës dhe të gjithë syrit kërkoi ndihmën e 140 kirurgëve. Syri i transplantuar tregon shenja “të jashtëzakonshme” të të qenit i shëndetshëm, por Aaron James ende nuk mund të shohë. Burri shpreson se shikimi i tij do të kthehet me kalimin e kohës dhe se operacioni inovativ që i është nënshtruar do të ndihmojë në transplantimin e mjekësisë. “Është shpresa ime më e madhe. Nëse mund do të shoh sërishdo të jetë fantastike. Nëse operacioni hap një rrugë të re në fushën mjekësore, do të jetë një arritje”, theksoi James.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ