Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALERealizohen 50% e punimeve në llixhat e Dibrës

Realizohen 50% e punimeve në llixhat e Dibrës

Zona e Llixhave në Dibër, e shndërruar vitet e fundit në një atraksion turistik mjaft të frekuentuar nga vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj, po rehabilitohet tërësisht sipas standardeve më të mira. Me financim të qeverisë dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH) kanë nisur punimet në këtë zonë, për zbatimin e projektit “Sistemimi i Përroit të Llixhave, segmenti Ura e Pazarit -Llixha dhe Rikualifikimi Urban i Zonës”. Ndërhyrja fokusohet në tri aspekte si: sistemimi i përroit të llixhave, ndërtimi i shëtitores përgjatë përroit dhe ndërtimi i ambienteve rekreative përgjatë shëtitores. Sipas FSHZH-së, aktualisht aty janë realizuar rreth 50% e punimeve për rehabilitimin e plotë të zonës. Ky projekt synon përmirësimin e infrastrukturës publike, sipas të gjithë standardeve bashkëkohore dhe nxjerr në pah të gjithë potencialet e mëdha turistike. Risjellim në vëmendje se kjo ndërhyrje ka gjithashtu si qëllim realizimin e një projekti estetik, me kujdes të shtuar që në përzgjedhjen e materialeve të ndërtimit, në mënyrë që të përshtatet më së miri dhe të ruajë identitetin dhe funksionalitetin në këtë zonë të mbrojtur. Llixhat e Peshkopisë janë burimi natyror kryesor i Dibrës, që shfrytëzohet për vetitë kurative dhe i kthyer tashmë në një destinacion për turizmin kurativ. Burimet termale të llixhave të Peshkopisë shfrytëzohen me kapacitet të plotë. Në vijim të projektit, nisur nga numri i konsiderueshëm i vizitorëve ndërhyrja vjen në ndihmë dhe të nismave personale që prej tregtimit dhe prezantimit të produkteve vendase, e deri në ato agroturistike. Specialistë të fushës i kanë renditur llixhat e Dibrës, ndër zonat më të mira në Ballkan, për vetitë kimike që uji mbart, ndërsa në një vit llixhat presin rreth 125 mijë vizitorë.https://ata.gov.al/2022/08/05/realizohen-50-e-punimeve-ne-llixhat-e-dibres/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ