Punimet në segmentin rrugor Kthesa e Patosit–Fratar po ecin me ritme të kënaqshme, ku deri më tani është realizuar rreth 40% e projektit.

Në segmentin e dytë të rrugës ka nisur tashmë edhe hedhja e shtresave asfaltike, një hap i rëndësishëm drejt përfundimit të projektit.

Pjesë e projektit rrugor është edhe ndërtimi i trotuareve, si edhe pajisja e rrugës me ndriçim dhe sinjalistikë. Aksi rrugor Fier-Kthesa e Patosit-Fratar është me një gjatësi prej afro 43 kilometrash.

Ky investim pritet të sjellë lehtësim të lëvizjes për banorët dhe përdoruesit e rrugës, si dhe të nxisë zhvillimin ekonomik të zonës përreth.

Me rehabilitimin e aksit rrugor Kthesa e Patosit-Fratar, Mallakastra dhe e gjithë zona, do të jetë më lehtësisht e aksesueshme, duke i shërbyer kështu jo vetëm banorëve, por edhe vizitorëve, për shkak të potencialeve të shumta që zona ofron.