Saturday, May 10, 2025
HomeSOCIALEReaktorët e termocentralit bërthamor Zaporizhia jashtë funksionit

Reaktorët e termocentralit bërthamor Zaporizhia jashtë funksionit

Dy reaktorët e fundit në funksionim në termocentralin bërthamor të Zaporizhias në Ukrainën jugore u mbyllën pasi bombardimet në një vend ngjitur shkatërruan linjat e furnizimit. Lajmin e bëri me dije “Energoatom”, Kompania shtetërore e Energjisë Bërthamore e vendit. Kievi dhe Moska po akuzojnë njëri-tjetrin për “sulme” në rajon, në afërsi të termocentralit më të madh bërthamor të Evropës që po ushqen frikën për një aksident të mundshëm katastrofik bërthamor. “Termocentrali bërthamor i Zaporizhia u shkëput plotësisht nga rrjeti elektrik për herë të parë në histori”, raporton Energoatom. Sulmet u regjistruan në një fabrikë qymyri e vendosur pranë termocentralit bërthamor Zaporizhia, duke shkatërruar linjat e furnizimit që lidhin centralin bërthamor me rrjetin elektrik të Ukrainës. Për pasojë janë shkëputur nga rrjeti dy njësitë operative të stacionit. Sipas Energoatom, sistemet e sigurisë së uzinës funksionojnë normalisht dhe po punohet për të rilidhur një nga reaktorët në rrjet.https://lajme.rtsh.al/artikull/reaktoret-e-termocentralit-berthamor-zaporizhia-jashte-funksionit-shkeput-nga-rrjeti-i-energjise-per-here-te-pare-ne-histori

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments