Forcat Detare kanë zhvilluar stërvitjen “Antindotja 2024”. Stërvitja është zhvilluar në Gjirin e Durrësit. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, në një postim në rrjetet sociale tha se stërvitja synonte të testonte aftësitë e ekuipazheve të anijeve speciale antindotje për përdorimin e pajisjeve, mekanizmave, mjeteve dhe teknikave të reagimit ndaj një ndotje detare. ““Stërvitja “Antindotja2024”, një nga aktivitet kryesore të Forcës Detare u zhvillua këtë vit në Gjirin e Durrësit për të testuar aftësitë e ekuipazheve të anijeve speciale antindotje për përdorimin e pajisjeve, mekanizmave, mjeteve dhe teknikave të reagimit ndaj një ndotje detare”, shkruan Peleshi.
Reagimi ndaj një ndotjeje detare, Forcat Detare testojnë aftësitë në Gjirin e Durrësit
RELATED ARTICLES