Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALERaporti Vjetor i Prokurorisë, Çela:Tirana me kriminalitetin më lartë

Raporti Vjetor i Prokurorisë, Çela:Tirana me kriminalitetin më lartë

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Kryeprokurori Olsian Çela, duke prezantuar në kuvend raportin vjetor të vitit 2022, teksa evidentoi rritjen e efikasitetit, vuri në dukje edhe problemin e vakancave të shkaktuara nga procesi i vetingut. Sipas tij, “përgjatë vitit 2022 në të gjithë nivelet e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm ka vijuar krijimi i vakancave të përkohshme dhe të përhershme deri në 42 % të prokurorëve. Por, pavarësisht kësaj, puna në Prokurori ka vijuar me efikasitet”,- tha Çela. Duke pasqyruar aktivitetin e Prokurorive të Përgjithshme, Çela tha se “gjatë vitit 2022, organi i prokurorisë në hetimet paraprake ka trajtuar 61 114 materiale. Janë ndjekur gjithsej 48 315 procedime penale, që përbëjnë një rritje prej 1,69 % në krahasim me vitin 2021, nga të cilat janë 25 737 procedime penale të regjistruara, me një ulje prej 9,27 % në krahasim me vitin 2021. Janë mbartur 21 883 procedime penale me rritje prej 20,21 % krahasuar me procedimet e mbartura në vitin 2021. Numrin më të madh të procedimeve e ka regjistruar Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me 33,88 % të numrit total të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi. Në vitin 2022, përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100.000 banorë e ka qarku Berat, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Gjirokastër. Sa i përket tendencës, vërehet se rritjen më të lartë e ka qarku Shkodër me 10,64 %, ndërsa qarku Berati cili ka koeficient të kriminalitetit nën mesataren kombëtar rezulton me ulje 25,09 % krahasuar me vitin 2021”, tha Çela. “Ndër grup-veprat penale me numrin më të lartë të procedimeve të regjistruara, evidentohet se veprat penale kundër rendit dhe sigurisë publike përbëjnë numrin më të lartë të procedimeve penale të regjistruara me 29,45 %, por me një ulje 7,53 % krahasuar me vitin 2021. Veprat penale vjedhja e pasurisë përbëjnë 26,16 % të numrit të përgjithshëm të procedimeve të regjistruara, të cilat kanë ulje 14,87 % krahasuar me vitin 2021; Veprat penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes 6,08 %, me një rritje prej 4,89 % në krahasim me vitin 2021; Veprat penale që cenojnë regjimin juridik të tokës me 5,05 %, që kanë ulje 33,62 % të numrit të procedimeve të regjistruara në krahasim me vitin 2021”,- evidentoi Çela. Çela bëri të ditur se “gjatë vitit 2022 janë përfunduar 25 853 çështje, me rritje të lehtë nga 2021, prej të cilave: 42,49 % janë dërguar për gjykim, 25,30 % janë pushuar, 30,03 % janë pezulluar. Janë dërguar 254 kërkesa për miratim urdhri penal, me 265 të pandehur ose krahasuar me vitin 2021 me ulje 3,79 % të kërkesave dhe ulje 1,49 % të pandehurve. Janë dërguar 265 kërkesa për miratim të marrëveshjes së fajësisë, me 268 të pandehur ose krahasuar me vitin 2021 me ulje 49,04 % numrit të kërkesave për miratim marrëveshje si dhe refuzimi i miratimit të marrëveshjes dhe pushimi i çështjes në 5 raste ose me ulje 44,44% krahasuar me vitin 2021. Është kërkuar gjykimi i drejtpërdrejtë për 245 çështje me 247 të pandehur, që krahasuar me vitin 2021, përbëjnë ulje prej 11,87 % të numrit të çështjeve për të cilët është kërkuar ky lloj gjykimi”, – tha ai. “Gjatë vitit 2022, janë dërguar në gjykatë për pushim 5 440 çështje, me rritje 16,09 % krahasuar me vitin 2021, prej të cilëve 41,91% janë pushuar për mungesë fakti. Nga të dhënat rezulton se për 140 çështje gjykata ka vendosur kthimin e akteve dhe vazhdimin e hetimeve ose me ulje 2.78 % krahasuar me vitin 2021, ndërsa për 6 çështje ka vendosur kthimin e akteve dhe urdhërimin e formulimit të akuzës, shifër e njëjtë me vitin 2021. Gjatë vitit 2022, gjithashtu, është vendosur pezullimi i hetimeve për 7762 procedime për shkak se autori nuk njihet apo nuk është zbuluar autori i veprës penale ose me ulje prej 12,43 % e çështjeve të pezulluara krahasuar me vitin 2021. Në tre vitet e fundit ka një rritje konstante të të pandehurve me arsim të mesëm, nga 40 në 44%, ulje të atyre me arsim 8-vjeçar nga 51.1 në 44.2% si dhe ulje e të pandehurve të papunë nga 71.38% në 65.14%”,- bëri me dije Çela. “Në lidhje me vendimet e gjykatës, nga të dhënat statistikore në vitin 2022 rezulton se janë dënuar 10 546 të pandehur dhe për 217 të pandehur është dhënë vendim për deklarimin të pafajshëm që zënë 2 % të personave të dënuar ose krahasuar me vitin 2021 me rritje 14,53 % e numrit të pandehur të dënuar dhe është shifra më e lartë në 5 vitet e fundit. Sipas të dhënave statistikore në vitin 2022 urdhrat e prokurorëve për ekzekutim e vendimeve penale janë: 31,09 % për dënimet me burgim, gjobë e dënime plotësuese, dhe 68,91 % për dënime alternative të dënimit me burgim. Ka një tendencë të rritjes së dënimeve me gjobë nga 36 në 38%, si dhe të dënimeve me maksimumin e dënimit me burgim. Rritje konstatohet edhe për dënimet alternative me 19.2%”,- bëri me dije Kryeprokurori. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments