Saturday, October 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARERaketa mbi Ukrainë, kryeqyteti pa ujë

Raketa mbi Ukrainë, kryeqyteti pa ujë

Kryeqyteti ukrainas mbeti pa ujë për shkak të bombardimeve të shtuara ruse mëngjesin e sotëm, deklaroi kryebashkiaku i Kievit, Vitaly Klitschko. ”Për shkak të dëmtimeve të infrastrukturës energjetike, ndërprerje të ujit ka në të gjitha pjesët e kryeqytetit”, tha ai. ”Trenat e metrosë nuk udhëtojnë sepse stacionet shërbejnë si strehë për qytetarët”, shtoi ai. Shpërthime të shumta janë regjistruar edhe në bregun e majtë të lumit Dnipro në Kiev, në lagjen ”Desnyan”. ”Të gjitha shërbimet po mbërrijnë në vend”, tha Klitschko pak më parë. Sipas banorëve, të paktën tre shpërthime janë dëgjuar. Administrata ushtarake e Kievit tha se sistemet e mbrojtjes kundërajrore po funksiononin dhe konfirmim për këtë ishte rrëzimi i një rakete ruse në Bucha. Guvernatori i Oblastit, Oleksiy Kuleba tha se Rusia “po sulmonte masivisht Ukrainën”./https://ata.gov.al/2022/12/16/ukraine-shi-raketash-mbi-kiev-kryeqyteti-pa-uje/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments