Vlerat e ulëta barike do të sjellin në republikën e Kosovë dominim të kushteve të qëndrueshme atmosferike përgjatë gjithë 24_orëshit, KU kthjellimet do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të kosovës. Përjashtuar zonat veriore dhe verilindore të cilat përvec kthjellimeve do të kenë herë pas here vranësira të pakta. Temperaturat e ajrit do të jenë shumë të ulëta duke berë qe dita e mërkurë të jetë dita më e ftohtë e kësaj jave. Po ashtu, Territori i MV deri në orët e mesditës do të jetë nën ndikimin e moti të kthjellët në pothuajse gjithë vendin, POR pasditja dhe mbrëmja do të sjellin kalime të lehta vranësirash kryesishtë në zonat Lindore. Ndërsa; ngricat si pasojë e temperaturave të ulëta do të vijojnë përgjatë gjithë 24-orëshit. Në MV problematike do të paraqitet edhe paramerti i erës ku herë pas here do të ketë shpejtësi të lartë. Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare në jugperendim të Europës me ndikim deri në qëndër të kontinentit do të kushtëzoje në këto rajone mot me vranësira dhe reshje shiu e dëbore. Në Portugali dhe Spanjë priten edhe stuhi të fuqishme ere. Po ashtu, brigjet e Turqisë dhe pjesërish të Greqisë do të dominohen nga reshje të dendura shiu e dëbore. NDERSA moti i kthjellët POR i ftohtë do të mbizotërojë në gadishullin Skandinav si edhe gadishullin e Ballkanit KU priten temperatura ekstremisht të ulëta në Ballkanin verior.
Rajoni,Europa Moti-Mërkurë 8 Shkurt 2023
RELATED ARTICLES