Territori i Kosovës; gjatë paradites; do të PARAQITET me kthjellime dhe vranësira të dendura KU më të fokusuara vranësirat do të jenë në zonat kufitare me Shqipërinë duek gjeneruar reshje të izoluara shiu e dëbore. Parashikohet që pasditja të sjellë përmirësim të përkohëshëm të kushteve atnmosferike në të gjithë republikën e Kosovës duke ri-kthyer kthjellimet dhe vranësirat e lehta e kalimatre. Problematike do të jetë mjegulla gjatë orëve të paradites pranë luginave dhe disa kodrina. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje të lehtë gjatë orëve të mëngjesit, POR edhe mesdita sjell të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 14°C. Era do të fryjë mesatare paradite POR deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi permanent Jugor.
Edhe të gjatë ditës së shtunë; republika e MV do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë mot kryesisht me vranësira dhe reshje të dobët e lokalë KU më të pranishme do të jënë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore të MV; po ashtu, nuk do të mungojnë intervalet e gjata më kthjellime. Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin dobësim të vranësirave duke bërë që në të gjithë territorin e MV të dominojne kthjellimet dhe vranësirat e lehta e kalimtare. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE si në vlerat minimale EDHE në ato maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 16°C. Përsa i pëerket parametrit të Erës; do të fryjë mesatare gjatë paardites POR deri e fortë në orët epasdites dhe mbrëmjes duke arritur shpejtësinë 55 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor.
Vendet e Europës Lindore pritet të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat herë pas here do të sjellin reshje dëbore. Gjithashtu nën dominimin e motit të paqëndrueshëm PARAQITET Britania e Madhe dhe Europa Qëndrore kryesisht, KU reshjet herë pas here do të jenë edhe në formë rrebeshi të shoqëruara me mini stuhi ere. Po ashtu; pjesa më e madhe e Italisë dhe pjesërisht Ballkani Veriperëndimor do të jenë me vranësira dhe reshje POR në sasi më të pakta. Ndërsa; Brigjet e Egjeut dhe Europa Veriore do të mbizotërohen nga intervalet me kthjellime dhe kalimet e shpeshta të vranësirave.