Saturday, November 23, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Shtunë,3 Shkurt 2024

Rajoni,Europa Moti-E Shtunë,3 Shkurt 2024

Orët e para të mëngjesit dhe mesdita do të sjellin në Republikën e Kosovës mbizotërim të intervaleve të gjata me kthjellime të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Jugperëndimore. Ndërsa në zonat Veriore dhe Lindore do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. POR pritet që pas – mesdite vranësirat gradualisht të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin e Kosovës, KU më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Veriore dhe veriperëndimore të Kosovës. Temperaturat e ajrit do të RRITEN lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 13°C. Era do të fryjë e lehtë POR herë pas here forcohet duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.

Territori i MV do të vijojë me kthjellime dhe kalime të lehta vranësirash edhe gjatë ditës KU kthjellimet do të jenë më të dukshme gjatë paradites; më të theksuara në zonat Jugore dhe Perëndimore. Ndërsa; gjatë orëvë të pasdites dhe në vijim; vranësirat e shpeshta do të shfaqen në të gjithë territorin e MV KU më të fokusuara pritet të jenë në zonat Veriore dhe Verilindore. Temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit regjistrojnë -2 gradë në Ohër dhe në mesditë do të ngjiten deri në 15 gradë C në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë e lehtë; por herë pas here forcohet duke arritur shpejtesinë 30 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor.

Aktivizimi i një qëndre të fuqishme ciklonare mbi Europën Qëndrore, do të sjellë kushte të paqëndrueshme atmosferike në; Europën Qëndrore si edhe rajonin e Balltikut të cilat do të mbizotërohen nga vranësira dhe reshje të dendura shiu e dëbore. Po ashtu; me vranësira dhe reshje të konsiderueshme  dëbore MBETEN vendet e Europës Lindore NDERSA nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta PARAQITEN gadishulli Iberik; gadishulli i Ballkanit si edhe  brigjet e detit të Zi. Po ashtu; me mot të kthjellët POR të ftohtë do të jenë gadishulli Skandinav si edhe ishujt Britanikë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments