Edhe gjatë ditës së shtunë; Republika e Kosovës do të PARAQITET nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites duke bërë që moti të jetë kryesisht i kthjellët POR pas – mesditës dhe në vijim; vranësirat do të bëhen të dukshme në pjesën më të madhe të republikës së Kosovës Ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat përgjatë kufirit me territorin Shqiptar, megjithatë nuk do të ketë reshje. Temperaturat e ajrit të pesjnë sërisht rritje në mëngjesdhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 30°C vlera maksimale në Prizren e Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë mbi 40 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor.
Territori i MV -gjatë orëve të paradites PARAQITET në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranës8irave të lehta e kalimtare POR orët e pasdites do të sjellin vranësira më të shpeshta në të gjithë MV, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat jugore dhe jugperëndimore të MV. Parashikohet që kjo situatë atmosferike me kthjellime dhe vranësira të herë pas-herëshme të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet largim gradual i vranësirave nga i gjithë territori i MV. Temperaturat e ajrit të pesjnë rritje të lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C minimalja deri në 34°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë 38 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor.
Rajoni i Balltikut dhe pjesërisht Qëndra e kontinentit do të VIJOJNE nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje të dendura shiu KU herë pas here shirat do të jenë në formë shtrëngate; shoqëruar me stuhi të forta ere. Po ashtu; Alpet e Euroipës; do të vijojnë nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat herë pas here do të sjellin reshje të dendura shiu NDERSA e gjithë pjesa tjetër e kontinentit do të jetë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë; mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare.