Friday, October 18, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Shtunë,27 Korrik 2024

Rajoni,Europa Moti-E Shtunë,27 Korrik 2024

Republika e Kosovës përgjatë gjithë 24 orëshit të ditës së shtunë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, KU në orët e para të mëngjesit dhe gjatë meditës kthjellimet do të jenë më të dukshme. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës vranësirat kalimtare do të shfaqen në të gjithë Kosovën por nuk do të sjellin reshje; Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat minimale POR mbeten kostante maksimalet duke u luhatur nga 12°C vlera minimale deri në 29°C maksimalja në rang territori.  Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri në 28 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor.

Që në orët e para të mëngjesit Maqedonia e Veriut ka nisur nën mbizotërimin intervaleve të gjata me diell dhe kalimeve të lehta të vranësirave, KU më të dukshme kthjellimet pritet të jenë në zonat Jugperëndimore. Ndërsa pas mesdite parashikohet shtim i lehtë dhe gradual i vranësirave, POR vranësirat nuk do të krijojnë mundësi për reshje në territor.; Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten vlerat minimale POR mbeten kostante maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 13°C vlera minimale deri në 30°C vlera maksimale në rang vendi. Ndërkohë; Era do të fryjë  mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30  km/h nga drejtimi Veriperëndimor.

Britania e Madhe dhe Europa Lindore PARAQITEN nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që në këto rajone të kontinentit të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Mbetet pellgu i Mesdheut me intervale të gjata me kthjellime në pjesën më të madhe të tij, POR pritet që herë pas here në zona të izoluara të ketë kalime të lehta të vranësirave. Ndërsa në brigjet e detit të Zi vranësirat do të jenë më të shumta duke gjeneruar rrebeshe afatshkurtra shiu. Gjithashtu Europa Qëndrore do të dominohet nga vranësirat dhe reshjet e shiu, të cilat herë pas here do të jenë në formë rrebeshi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments