Monday, November 25, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Shtunë,23 Dhjetor 2023

Rajoni,Europa Moti-E Shtunë,23 Dhjetor 2023

Masat ajrore me origjinë kontinentale kanë bërë që i gjithë territori i Kosovës të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike KU kthjellimet do të jenë dominante POR parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin herë pas here kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin e Kosovës, megjithatë nuk priten reshje. Mbetet problematike situata e mjegullës në orët e para të mëngjesit. Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të rriten me 2 gradë C si në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -2 gradë C deri në 9 gradë C. Era; do të paraqitet e lehtë dhe mesatare, duke arritur shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.

Do të vijojë; Republika e MV do te jete nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme amtosferike, me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare KU më të theksuara kthjellimet paraqiten në zonat jugore dhe jugperëndimore NDERSA zonat Lindore do të kenë vranësira disi më të dukshme. Kjo situatë atmosferike do të jetë deri vonë pasdite kur pritet largim i vranësirave nga i gjithë territori i MV. Përsa i përket: Temperaturave të ajrit do të pësojnë RRITJE të ndjeshme në të dy vlerat ekstreme ditore duke u luhatur nga -1°C deri në 13°C. Era do të fryjë e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 65 km/h nga drejtimi Verior dhe Verilindor.

Rajoni i Balltikut si edhe Europa Lindore do të PARAQITEN nën mbziotërimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke bërë që reshjet e dëborës dhe ngricat të jenë prezente përgjatë gjithë-24 orëshit.  PO ashtu; kalimi i një sistemi frontal nga Antlantiku i Veriut drejt Europës Qëndrore do të sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore POR në sasi të pakta NDERSA moti i  kthjellët do të mbizotërojnë në; Europën Jugperëndimore, Gadishullin e Ballkanit, brigjet e detit Egje dhe brigjet e detit të zi; si pasojë  aktivizimit të Anticiklonit të Azoreve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments