Territori i Kosovës; do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta gjatë orëve të paradites POR pas-mesditës dhe në vijim; vranësirat do të bëhen më të dukshme në të gjithe territorin e Kosovës duke gjeneruar reshje të pakta dhe të izoluara shiu; përjashtuar zonat Lindore të cilat do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira POR pa reshje. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të kushteve të motit duke bërë që; kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë dominante; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ektremale ditore duke u luhatur nga 8°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 24°C vlera më e lartë në Prizren dhe Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë paradite POR forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor.
Do të mbetet Republika e MV përgjatë gjithë 24-orëshit; nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm KU vranësirat të dendura do të jenë dominante; herë pas here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu në të gjithë MV; Parashikohet që në mbrëmje dhe gjatë natës; moti të përmirësohet gradualisht duke i larguar reshjet nga i gjithë territori i MV; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera minimale në qytetin e Ohrit deri në 26°C vlera maksimale në rang vendi; Ndërkohë; ERA do të paraqitet e lehtë deri mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor.
Ishujt Britanikë si edhe Europa Qëndrore pritet të jenë nën ndikimin e vranësirave të dendura të cilat do të gjenerojnë rreshje shiu. Gjithashtu; gadishulli i Ballkani si edhe brigjet e Italisë Veriore dhe Qëndrore do të PARAQITEN me vranësira konvektive duke gjenruar rrebeshe shiu; stuhi ere si edhe stuhiafat-shkurta bresheri në zona të izoluara. NDERSA moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta e kalimtare do të jetë dominojnë në; gadishullin Iberik; gadishullin Skandinav; gadishullin Peloponez si edhe pjesën më të madhe të Europës Lindore.