Orët e paradites; në Republikën e Kosovës do të jenë në ndikimin e vranësirave të dendura dhe intervaleve të shkurta me kthjellime në pjesën më të madhe të territorit. Më të dukshme vranësirat do të vijojnë në zonat Veri-Veriperëndimore duke rrezikuar momente me rrebeshe të izoluara shiu si edhe reshje të izoluara dëbore; situatë e cila do të vijojë deri vonë në mbrëmje KU pritet dendësim i reshjeve në të gjithë republikën e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 13°C. Përsa i përket, parametrit të erës ajo do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi deri në 55 km/h nga drejtimi Verior dhe Veripeëndimor.
Përsa i përket; Republikës së MV do të PARAQITET në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme; kjo do të bëjë që orët e paradites të dominohen nga vranësira të shpeshta dhe shira të izoluara POR orët e pasdites do të sjellin dendësim të vranësirave në pjesën më të madhe të MV duke gjeneruar reshje shiu e dëbore; më të theksuara në zonat Veriore dhe Veriperëndimore. Të njëjtat kushte të paqëndrueshme meteorologjike do të vijojnë edhe gjatë natës. Temperaturave të ajrit do të RRITEN në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -4°C deri në 14°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.
Vendet e Europës Lindore do të përfshihen nga një sistem i dendur vranësirash, të cilat do të sjellin reshje të konsiderueshme dëbore dhe ngrica të theksuara. Gjithashtu me mot të paqëndrueshëm do të PARAQITEN Europa Qëndrore si edhe pjesa më e madhe e Rajonit të Ballkanit, KU do të ketë vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje të dendura shiu e dëbore. NDERSA nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike KU kthjellimet do të jenë dominante, PARAQITEN; Ishujt Britanikë, Gadishulli Iberik si edhe e gjithë Europa Veriore.