Republika e Kosovës, do të karakterizohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të shpeshta KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriore – veriperëndimore. Gjatë orëve të pasdites, vranësirat do të bëhen të dukshme pothuajse në të gjithë territorin e kosovës, megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero. Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -4°C vlera më e ulët deri në 7°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare gjatë gjithë ditës me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor.
Pritet një rritje e lehtë e vlerave Barike në republikën e MV; duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare në të gjithë territtorin; Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja, të sjellin vranësira më të shpeshta në territor; KU më të theksuara vranësirat do të paraqiten në Jugore dhe Juglindore POR nuk priten reshje; Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten si në vlerat minimale POR edhe ato maksimale duke u luhatur nga nga -3°C vlera minimale deri në 7°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtesinë mesatare deri në 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.
Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare në veriperëndim të kontinentit me ndikim deri në Qendër do të sjelle vranësira; shira si edhe stuhi të forta ere në; Ishujt Britanikë dhe zonën e Alpeve; Po ashtu; Europa Veriore dhe Lindore do të mbeten nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm KU vranësirat dhe reshjet e dëborës do të jenë dominante NDERSA vijon ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme kontinentale në pjesën më të madhe të kontinentit Europian duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të herë pas-herëshme.