Masat ajrore me origjinë Polare që kanë zbritur deri poshtë në rajonin e Ballkanit kanë bërë që Kosova të përfshihet nga temperatura shumë të ulta, duke bërë që i gjithë territori të rregjistrojë vlera negative në orët e para të mëngjesit. Gjithashtu parashikohet që përgjatë të shtunës pothuajse i gjithë territori i Kosovës të jetë nën dominimin e vranësirave dhe reshjeve të dëborës POR në sasi të pakta. Mbetet problematike situata e ngricave në akset rrugore. Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -6 gradë C deri në 5 gradë C. Era; do të paraqitet shumë problematike gjatë gjithë ditës së shtunë, duke arritur shpejtësi maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.
Do të vijojë; republika e MV nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme amtosferike, me reshje shiu e dëbore si edhe temperatura të ulëta. Për pasojë; vranësirat dhe reshjet e shiut do të jenë dominante, më të dukshme reshjet paraqiten në zonat jugore dhe jugperëndimore. Kjo situate atmosferike do te jetë deri vonë pasdite kur pritet përmirësim i ndjeshëm i kushteve atmosferike në të gjithë MV. Përsa i përket: Temperaturave të ajrit do të pësojnë RENIE të ndjeshme në të dy vlerat ekstreme ditore duke u luhatur nga -6°C deri në 5°C. Era do të fryjë e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 65 km/h nga drejtimi Verior dhe Verilindor.
Zhvillimi i një qëndre të fuqishme Ciklonare në Veri- Veriperëndim të kontientit do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike në ishujt Britanikë, rajonin e Balltikut si edhe pjesërisht Europën Qëndrore duke sjellë vranesira dhe reshje të dendura shiu e dëbore në shumë rajonë të Europës. PO ashtu, reshje dëbore dhe ngrica do te ketë edhe në gadishullin e Ballkanit; si pasojë e qarkullimit të masave ajrore me origjinë polare NDERSA nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta PARAQITEN; gadishulli Iberik, pjesërisht Italia si edhe vendet Nordike.