Republika e Kosovës; do të MBETET nën mbizotërimin e motit të kthjellët gjatë orëve të para të ditës POR mesdita dhe pasditja do të sjellin kalimeve vranësirash nëpër të gjtihë territorin e Kosovës; më të dukshmë në zonat Veriperëndimore – Jugperëndimore; Pjesa e dytë e ditës; do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta; po ashtu do të rritet ndjeshëm edhe lagështira në ajër; Temperaturat e ajrit do të RRITEN në mëngjes POR ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera më e ulët dhe maksimumet do të ngjiten deri në 15°C. Era do të fryjë e lehtë POR herë pas here mesatare me shpejtesi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.
Masat ajrore të qëndrueshme me origjinë Perëndimore do të vijojnë ndikimin e tyre edhe në Republikën e MV; duke bërë që moti i kthjellët dhe i ngrohtë të jetë dominant; Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim; të sjellin vranësira të shpeshta nëpër të gjithë tërritorin e republikës së MV; më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore POR nuk priten reshje; Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë gjatë orëve të mëngjesit POR ulen maksimumet duke u luhatur nga 4°C vlera minimale deri në 17°C vlera maksimale në rang territori; Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtesinë mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.
Europa Jugperëndimore do të MBETET nën prezencën e një qëndre të fuqishme ciklonare duke sjellë shira intensivë si edhe mini-stuhi ere; Po ashtu; ishujt Britanikë dhe pjesërisht gadishulli Skandinav do të dominohen nga reshje shiu e dëborë POR në sasi disi më të pakta NDERSA pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të MBETET nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme me origjinë Perëndimore duke sjellë; mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta.