Territori i Kosovës është përfshirë prej disa ditësh nga kushtet e qëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të vendit mbizotërim të kthjellimeve. Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes parashikohet që ti bëjnë më të dukshme vranësirat në Kosovë në zona të izoluara. POR nuk pritet të gjenerojnë reshje shiu. Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë pjesën më të madhe të rajonit të Ballkanit do të diktojnë kushtet atmosferike edhe në MV duke sjellë përgjatë gjithë ditës mbizotërim të kthjellimeve dhe kalime të pakta vranësirash. Kthjellimet më të dukshme parashikohet të jenë në orët e para të ditës dhe në pothuajse të gjithë territorin. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjelli kalime të pakta vranësirash. Pjesa më e madhe e Europës Jugore dhe Skandinavisë do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta. Pritet që kthjellimet të jenë më të dukshme në gadishullin Iberik. Ndërsa Europa Qëndrore dhe Britania e Madhe do të dominohen nga vranësirat e shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Po ashtu me vranësira dhe me reshje dëbore MBETET Lindja e kontinentit Europian.
Rajoni,Europa Moti-E Shtunë, 29 Prill 2023
RELATED ARTICLES