Republika e Kosovës nën mbizotërohet nga masa ajrore të paqëndrueshme atmosferike duke diktuar; vranësira të shpeshta në të gjithë territorin; më të dendura vranësirat do të jenë në skajin verior duke rrezikuar momente me flokë dëbore; Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin vranësira disi më të dendura nëpër të gjithë Kosovën duke sjellë reshje shiu e dëbore; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga nga 1°C vlera minimale e shënuar në Mitrovicë deri në 15°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë e lehtë POR herë pas-here mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 38 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor.
Republika e Maqedonisë së Veriut; do të paraqitet nën dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat në orët e mesditës do të zhvillohen duke sjellë reshje shiu e dëbore nëpër të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut KU më të dukshme reshjet do të jenë në zonat kufitare me Shqipërinë; Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të shoqërojnë republikën e MV edhe gjatë orëvë të vona të natës; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Gostivarit deri në 16°C pritet vlera më e lartë në rang territori. Ndërkohë; Era do të fryjë e lehtë deri mesatare; duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor.
Zhvillimi prej disa ditësh; e një Qëndre të fuqishme Ciklonare në pellgun e Mesdheut; do bëjë që të vijojnë vranësirat dhe reshjet e shiut e dëborës në; gadishullin Apenin; rajonin e Ballkanit si edhe brigjet e detit të zi; Po ashtu, Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre do të dominohen nga vranësira dhe reshje shiu e dëbore KU herë pas here reshjet do të jenë me intensitet të lartë NDERSA gadishulli Skandinav; Europa Lindore; Ishujt Britanikë si edhe gadishulli Iberik do të mbizotërhen nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke sjellë; mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare.