Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Shtunë 28 Janar 2023

Rajoni,Europa Moti-E Shtunë 28 Janar 2023

Republika e Kososvës PARAQITE me vranësira dhe reshje të pakta e të izoluara dëbore deri në orët e mesdites në pjesën më të madhe të territorit. POR gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes parashikohet që vranësirat dhe reshjet të largohen gradualisht duke ja lënë vendin intervaleve të shkurta me kthjellime. Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm duke regjistruar vleren më të ulët në Mitrovicë -8°C.Përsa i përket, republikës së MV orët e paradites dominoihen nga vranësira të dendura dhe lagështirë të lartë POR mesdita dhe pasditja sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke larguar vranësirat dhe për pasojë e gjithë republika e MV do të karakerizohet nga moti i kthjellët POR i ftohtë. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie drastike KU më të ulëta temperaturat do të shënohen në Dibrën e madhe dhe në Tetovë – 6°C.Ishujt Britanikë, gadishulli Iberik si edhe gadishulli i Ballkanit PARAQITEN nën dominimin e motit të kthjellet DHE të ftohtë Ku temperatura më të ulëta do të shënohen në gadishullin e Ballkanit NDERSA si pasoje e zhvillimit të një cikloni të fuqishëm në brigjet veri – verilindore me ndikim deri në qendër të Europës do të diktojë mot të paqëndrueshëm në këto rajone KU reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë dominante. Më problematike situata paraqitet në Skandinavi dhe Europën Lindore pasi reshjet e dëborës do të jenë të konsiderueshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments