Republika e Kosovës parashikohet që gjatë orëve të para të ditës të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat më të theksuara do të jenë në zonat Lindore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të shtojë gradualisht vranësirat në të gjithë territorin.Vijojnë në të gjithë MV alternime kthjellimesh dhe vranësirash përgjatë gjithë 24_orëshit, KU më të dukshme kthjellimet do të jenë në pjesën e parë të ditës. Ndërsa pas mesdite pritet shtim gradual i vranësirave, POR nuk do të ketë reshje.Pjesa më e madhe e Europës Jugore dhe pjesërisht Qëndra kontinentit do të jenë nën ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave. Ndërsa Britania e Madhe do të mbizotërohet nga vranësirat e dendura të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. PO_ashtu me vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta shiu PARAQITEN pjesërisht brigjet e Egjeut. POR në dominimin e vranësirave dhe reshjeve të dëborës do të jenë Europa Lindore dhe Vendet Nordike.