Republika e Kosovës do të përfshihet nga masat ajrore Polar që kanë goditur Rajonin e Ballkanit, duke sjellë rrëni të ndjeshme të temperaturave. Gjithashtu prezenca e lartë e lagështirës në ajër, do ti bëj të ndihen akoma më të ulta temperaturat. Përsa i përketë kushteve atmosferike do të kemi rreshje dëbore në pothuajse të gjithë vendin. Në territorin e Kosovës ngricat do të shfaqen problematike pasi gjatë mbrëmjes do të jenë prezente në pothuajse të gjitha akset rrugore. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes POR mesdita sjelle rënie të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 10°C. Era do të paraqitet herë pas– here problematike duke arritur shpejtësi makiamale mbi 60 km/h nga drejtimi permanent Veriore.
I ftohti Polar që ka mbërthyer një pjesë të rajonit të Ballkanit do të diktojë motin edhe në Maqedoni, duke sjellë rrënie të theksuar të temperaturave të ajrit. Vranësirat e dendura do të përfshijnë të gjithë MV duke sjellë kryesisht rreshje dëbore të cilat më të dukshme do të jenë përgjatë kufirit me territorin Shqiptar. Poashtu edhe në MV do të jenë ngricat problematike, pasi në orët e mbrëmjes dhe natës temperaturat do të zbresin në vlera negative. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes POR mesdita sjelle rënie të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 10°C. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites POR forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 70 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor.
Zhvillimi i një qëndre të fuqishme Ciklonare në Veri- Veriperëndim të kontientit do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike në ishujt Britanikë, rajonin e Balltikut si edhe pjesërisht Europën Qëndrore duke sjellë vranesira dhe reshje të dendura shiu e dëbore në shumë rajonë të Europës. PO ashtu, reshje shiu, ngrica dhe dëbore priten në gadishullin e Ballkanit si pasojë e qarkullimit të masave ajrore me origjinë polare NDERSA nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta PARAQITEN; gadishulli Iberik, pjesërisht Italia si edhe brigjet e detit Egje.