Monday, January 27, 2025
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Shtunë, 25 Janar 2025

Rajoni,Europa  Moti-E Shtunë, 25 Janar 2025

Republika e Kosovës, do të karakterizohet nga moti i  kthjellët dhe vranësira  të shpeshta KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriore – veriperëndimore. Gjatë orëve të pasdites, vranësirat  do të bëhen të dukshme pothuajse në të gjithë territorin e kosovës, megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes POR ulen lehtë në mesditë duke u luhatur nga-1°C vlera më e ulët deri në 11°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare gjatë gjithë ditës me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi permanent

Vlerat e larta Barike do të sjellin në republikën e MV; mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin; Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja, të sjellin vranësira më të shpeshta në territor; KU më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat Jugore dhe Juglindore POR nuk priten reshje; Të njëjtat kushte stabël atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten  në vlerat minimale POR ulen makimalet duke u luhatur nga nga -1°C vlera minimale deri në 11°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës  duke arritur shpejtesinë mesatare deri në 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.

Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare në Jugperëndim të kontinentit me ndikim deri në Qendër do të sjellë vranësira; shira si edhe stuhi të forta ere në; gadishullin Iberik si edhe zonën e Alpeve; Po ashtu; Europa Veriore dhe Lindore do të mbeten nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm KU vranësirat dhe reshjet e dëborës do të jenë dominante NDERSA  vijon ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme kontinentale në pjesën më të madhe të kontinentit Europian duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të herë pas-herëshme. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments