Saturday, May 24, 2025
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Shtunë, 24 Maj 2025

Rajoni,Europa  Moti-E Shtunë, 24 Maj 2025

Gjatë orëve të paradites; Republika e Kosovës do të paraqitet nën dominimin e vranësirave mesatare dhe lokalisht të dendura duke sjellë reshje shiu KU më së shumti do të jenë në skajin verior dhe veriperëndimor; Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim; të shtojë reshjet e shiut në të gjithë territorin e Kosovës; në shumë zona reshjet do të jenë në formë shtrëngatë; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C vlera minimale deri në 24°C maksimalja në rang territori.  Era do të fryjë mesatare POR herë pas-here e fortë me shpejtësi maksimale deri në 50 km/h nga drejtimi Verior.

Do të VIJOJE Republika e Maqedonisë së Veriut nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që; vranësirat dhe reshjet e dendura të shiut të jenë prezente; më të theksuara në zonat Perëndimore dhe Veriperëndimore të MV; Pjesa e dytë e ditës do të sjellë intensifikim të reshjeve të shiut në të gjithë territorin e MV; Përsa i përket;  Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C vlera minimale deri në 26°C maksimalja në rang territori.  Era do të fryjë mesatare POR herë pas-here e fortë me shpejtësi maksimale deri në 50 km/h nga drejtimi kryesisht Verior – Veriperëndimor.

Vendet Nordike si edhe ishujt Britanikë do të VIJOJNE nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje të dendura shiu KU herë pas here shirat do të jenë intensive duke sjellë përmbytje në shumë rajone. Po ashtu; gadishulli i Ballkanit dhe vendet Perëndimore do të MBETEN nën ndikimin e vranësirave të shumta duke gjeneruara rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi të forta ere NDERSA e gjithë pjesa tjetër e kontinentit do të jetë nën dominimin e masave ajrore me origjinë kontinentale duke sjellë; mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments