Republika e Kosovës parashikohet që përgjatë gjithë 24_orëshit të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, KU më të dukshme kthjellimet do të jenë në pjesën e parë të ditës në zonat perëndimore dhe Jugore. Ndërsa në orët vijuese do të ketë shfaqje të vranësirave në një pjesë të mirë të vendit, KU më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore dhe Lindore të Kosovës. POR nuk do të mund të gjenerojnë reshje. Dita e shtunë në MV sjellë tërheqje të masave ajrore të ftohta me origjinë nga Siberia, duke bërë që të kemi rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit në të dy ekstremet ditore. Përgjatë të shtunës në orët e mesditë pritet që i gjithë vendi të jetë në vlera pozitive gjatë mësditës. Vijojnë kthjellimet të jenë dominuese në pothuajse të gjithë vendin, KU më të dukshme do të jenë në zonat Jugperëndimore të MV. Europa Lindore do të përfshihet nga masat ajrore të pasura me lagështirë të cilat do të krijojnë mundësi për reshje dëbore. Po_ashtu me vranësira të shpeshta të cilat herë pas here do të zhvillohen duke gjeneruar reshje të pakta shiu PARAQITEN brigjet e Egjeut dhe Ishujt Britanik. Ndërsa Skandinavia parashikohet të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Gjithashtu nën ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave dhe Europën Qëndrore.
Rajoni,Europa Moti-E Shtunë 11 Shkurt 2023
RELATED ARTICLES