Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Shtunë 11 Mars 2023

Rajoni,Europa Moti-E Shtunë 11 Mars 2023

Territori i Kosovës do të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas here do të sjellin reshje të pakta shiu si edhe dëbore në majat e maleve. POR mbetet disi problematike parametri i erës së fortë. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike duke bërë që i gjithë rajoni i kosovës të dominohet nga kthjellime, vranësira të dendura POR pa reshje, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë.Territori i MV, vijon nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike në pothuajse gjithë territorin KU vranësirat dhe shirat do të jenë dominante deri pasdite kur pritet përmirësim gradual i kushteve te motit duke ri-sjellë intervale të shkurtra me kthjellime. Orët e mbrëmjes dhe nata MBETEN në ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta POR pa reshje. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten gradualisht në të gjithë MV.Kontinenti Europian në pjesën më të madhe të tij do të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin në rajonet Veriore dhe Lindore të Kontinentit vranësira të shumta dhe reshje dëbore. Gjithashtu me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu PARAQITET Europa Qëndore dhe pjesërisht Jugu i kontinentit. Ndërsa gadishulli Apenin dhe Europa Jugperëndimore do të jenë me altrenime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments