Republika e Kosovës, do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriore – veriperëndimore. Gjatë orëve të pasdites, vranësirat do të bëhen të dukshme pothuajse në të gjithë territorin e Kosovës, duke sjellë reshje KU më së shumti do të jenë reshje dëbore; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat termike nga -1°C vlera më e ulët deri në 10°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor.
Pritet depërtimi i një mase ajrore më e ftohtë me origjinë verilindore duke sjellë; rënie të temperaturave edhe në republikën e MV; Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes; të sjellin vranësira disi më të shpeshta në territor KU më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat Jugore dhe Juglindore duke gjeneruar reshje dëbore; Këto kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të ulen si në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 0°C vlera minimale deri në 12°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtesinë deri në 45 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor.
Pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të PARAQITET nën ndikimin e masave ajrore me origjinë polare duke sjellë; vranësirave të dendura dhe reshje shiu e dëbore; Konkretisht; gadishulli Apenin; gadishulli i Ballkanit si edhe brigjet e Egjeut do të paraqiten me vranësira dhe reshje të dendura shiu e dëbore; Gjithashtu me vranësira, reshje dëbore dhe ngrica të theksuara do të vijojnë Europa Lindore si edhe Alpet Europiane NDERSA Ishujt Britanikë si edhe gadishulli Iberik do të mbizotërohen nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare.