Moti i kthjellët dhe relativisht i nxehtë; do të mbizotërojë edhe në Republikën e Kosovës Ku temperatura të larta priten në zonat kufitare me Shqipërinë. Parashikohet që; pas – mesditës dhe në vijim; vranësirat të bëhen të dukshme në pjesën më të madhe të republikës së Kosovës KU më të theksuara do të paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore; megjithatë nuk do të ketë reshje. Temperaturat e ajrit të VIJOJNE të larta në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 17°C vlera minimale deri në 35°C vlera maksimale në rang territori; Era do të fryjë mesatarisht me shpejtesi mbi 50 km/h nga drejtimi permanent JUGOR.
Republika e MV -gjatë orëve të paradites PARAQITET nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta POR orët e pasdites do të kenë kalime vranësirash në të gjithë MV, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat jugore dhe jugperëndimore të MV. Parashikohet që kjo situatë atmosferike me kthjellime dhe vranësira të herë pas-herëshme të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet largim gradual i vranësirave nga i gjithë territori i MV. Temperaturat e ajrit të RRITEN në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 14°C minimalja deri në 39°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtesinë 55 km/h nga drejtimi Perëndimor – Jugperëndimor.
Ishujt Britanikë si edhe pjesërisht Qëndra e kontinentit do të VIJOJNE nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje të dendura shiu KU herë pas here shirat do të jenë në formë shtrëngate; shoqëruar me stuhi të forta ere. Po ashtu; Gadishulli Skandinav dhe Europa Lindore do të VIJOJNE nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat herë pas here do të sjellin reshje të dendura shiu NDERSA e gjithë pjesa tjetër e kontinentit do të jetë nën dominimin e masave ajrore me origjinë Afrikane duke sjellë; mot të kthjellët dhe temperatura të larta.