Saturday, October 26, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Shtunë, 10 Dhjetor 2022

Rajoni,Europa Moti-E Shtunë, 10 Dhjetor 2022

Pjesa e parë e ditës në Kosovë do të jetë në dominimin e vranësirave të shumta dhe intervaleve të shkurtra me kthjellime. Ndërsa në orët e pasdites dhe mbrëmjes prite që vranësirat të shtohen gradualisht në të gjithë territorin duke krijuar mundësi për reshje shiu.MV në orët e para të ditës do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin, POR nuk priten reshje në vend. Ndërsa gjatë mesditës dhe në vijim parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu, KU më të dukshme do të jenë në orët e mbrëmjes.MBETEN vranësirat e shumta dhe reshjet e dendura të dëborës në Europën Veriore dhe Lindore. Gjithashtu pjesa më e madhe e Jugut të kontinentit do të jetë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, i cili do të gjenerojë reshje të konsiderueshme. Ndërsa Gadishulli Iberik dhe pjesërisht Qëndra e kontinentit do të jenë me kthjellime dhe kalime vranësirash.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments