Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Premte,9 Gusht  2024

Rajoni,Europa Moti-E Premte,9 Gusht  2024

Republika e Kosovës; në pjesën më të madhe të territorit të Kosovës dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të pakta; Ndërohë; pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të shpeshta nëpër të gjithë Kosovën KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Veri – Veriperëndim duke gjeneruar reshje të pakta dhe të izoluara. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRRITJE në vlerat minimale POR ULEN maksimumet duke u luhatur nga 17°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 34°C vlera maksimale e cila do të shënohen në qytetin e Gjakovës. Era do të fryjë e lehtë paradite POR forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të mbizotërojnë moti në republikën e MV; KU më të theksuara vranësirat do të paraqiten  përgjatë zonave në kufi me Shqipërinë duke rrezikuar momente me rrbehse shiu NDERSA me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të jetë moti në pjesën tjetër të MV; edhe pse vranësirat do të jenë të pranishme nuk priten reshje. Situata e motit stabilizohet në mbrëmje dhe gjatë natës; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRRITJE në vlerat minimale POR ULEN maksimumet duke u luhatur nga 14°C vlera minimale deri në 38°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR deri mesatare; në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtesinë maksimale 55 km/h nga drejtimi veriperëndimor.

Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre do të përfshihen nga një sistem frontal duke sjellë; reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere. Gjithashtu; me mot të paqëndrueshëm do të MBETEN ishujt Britanikë dhe vednet e Europës Lindore KU priten vranësira; rrebeshe shiu; shoqëruar nga mini-stuhitë e breshërit NDERSA nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike; me kthjellime dhe temperatura të larta do të MBETEN sërisht; Gadishulli Iberik; gadishulli i Ballkanit; gadishulli Apenin si edhe  brigjet e detit të zi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments