Saturday, November 23, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Premte,8 Mars 2024

Rajoni,Europa Moti-E Premte,8 Mars 2024

Territori i Kosovës përgjatë gjithë të premte; do të jetë me alternime kthjellimesh dhe  vranësirash të shpeshta të cilat herë pas-here do të gjenerojnë reshje të izoluara dëbore; kryesisht në zonat veriore dhe veriperëndimore të republikës së Kosovës. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas herëshme POR nuk priten reshje; Temperaturat  e ajrit do të pësojnë 2 gradë rënie gjatë mëngjesit POR rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 13°C. Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë 24-orëshit duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi Juglindor.

Pjesa më e madhe e territorit të MV parashikohet që të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta; Më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Lindore dhe Verilindore duke rrezikuar momente me flokë dëbore. Ndërsa në vijim do të theksohen vranësirat edhe në pjesën tjetër të MV POR mundësia për reshje është thuajse zero. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit  do të pësojnë një tjetër rënie gjatë vlerave minimale POR maksimalet do të rriten  duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 16°C. Ndërkohë parametri i Erës do të jetë kryesisht i lëhtë POR hera herës mesatare duke arritur shpejtësinë  maksimale deri në 40  km/h nga drejtimi permanent Juglindor.

Kalimi i një sistemi frontesh nga Antlantiku drejt Perëndimit dhe Jugperëndimit të Europës me ndikim deri në Europën Qëndrore; do të sjellë kushte të paqëndrueshme atmosferike në; Ishujt Britanikë, gadishullin Iberik si edhe pjesën më të madhe të Qëndrës së kontinentit KU reshjet e dendura të shiut dhe stuhitë e forta të erës do të jenë mjaft problematike. Po ashtu; me reshje të konsiderueshme  dëbore, ngrica dhe erëra të fuqishme do të PARAQITEN Alpet Europiane NDERSA nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të ulëta do të jenë; gadishulli Skandinav, Europa Lindore dhe pjesërisht rajoni i Ballkanit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments