Tuesday, November 26, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Premte,5 Janar 2024

Rajoni,Europa Moti-E Premte,5 Janar 2024

Pjesa e parë e ditës në territorin e Kosovës MBETET nën mbizotërimin e vranësirave të dendura dhe intervaleve të shkurta më kthjellime. Parashikohet që pas mesdite të ketë afrim gradual të masave ajrore të ngrohta drejt territorit të Kosovës, duke bërë që të kemi shtim të vranësirave të shpeshta në të gjithë vendin duke rrezikuar reshje të pakta shiu. Temperaturat e ajrit do të vijojnë kostante në vlerat minimale POR një rënie e lehtë pritet në vlerat maksimale duke u luhatur nga 2°C më e ulëta në zonat malore deri në 15°C më e larta në zonat Perëndimore. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor Por në mbrëmjë pritet intensifikim i parametrit të erës.

Do të vijojnë masat ajrore të paqëndrueshme ndikimin e tyre në të gjithë republikën e MV duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta KU më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat perëndimore dhe jugperëndimore të MV. Kjo situate atmosferike do të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet shtim i vranësirave dhe lagështirës në ajër në pjesën më të madhe të territorit të republikës së MV duek gjeneruar reshje shiu në të gjiothë vendin. Temperaturave të ajrit do të qëndrojnë kostantenë orët e mëngjesit POR mesdita sjelle një rënie të lehtë të tyre duke u luhatur nga 2°C minimalja deri në 15°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor POR gjatë natës forcohet deri në 30 km/h – 40 km/h.

Europa Veriore dhe ajo Lindore do të përfshihen nga një sistem i dendur vranësirash, të cilat do të gjenerojnë reshje të konsiderueshme dëbore dhe ngrica të theksuara. Nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme MBETEN Ishujt Britanikë KU do të ketë reshje shiu me intensitet të lartë si edhe mini-stuhi të forta ere NDERSA nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare do të PARAQITEN; vendet e Europës Qëndrore si edhe gadishulli Iberik. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments