Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Premte,19 Korrik 2024

Rajoni,Europa Moti-E Premte,19 Korrik 2024

Republika e Kosovës; do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites POR pjesa e dytë e ditës do të bëjë më të dukshme vranësirat në të gjithe territorin e Kosovës KU në zonat Veriperëndimore – Jugperëndimore priten rrebeshe të izoluara shiu; nuk përjashtohet edhe mundësia e breshërit. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të kushteve të motit duke bërë që; kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë dominante; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes POR ulen në mesditë duke  luhatur vlerat ditore nga 17°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 39°C vlera më e lartë në Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë paradite POR forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi VERIOR.

Republika e MV përgjatë gjithë 24-orëshit; do të jetë nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta KU herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi breshëri; Parashikohet që në mbrëmje dhe gjatë natës të ketë përmirësim gradual të kushteve atmosferike në të gjtihë MV; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale POR ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C vlera minimale në qytetin e Ohrit deri në 41°C vlera  maksimale e cila do të shënohet sërisht në qytetin e Shkupit. Ndërkohë ERA do të paraqitet mesatare deri e FORTE duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi  permanent VERIOR.

Si pasojë e zhvillimit të një qëndre të fuqishme ciklonare në veriperëndim të kontinentit me ndikim deri në qendër do të sjellë në përkatësisht në; Ishujt Britanikë dhe pjesërisht në Europën Qëndrore; rrebeshe shiu si edhe mini – stuhi breshëri. Po ashtu, rajoni i Balltikut dhe zona e Alpeve do të përfshihen nga rrebeshe shiu dhe stuhitë forta ere NDERSA pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë Afrikane duke sjellë; mot të kthjellët dhe temperatura shumë të larta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments