Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Premte,14 Qershor 2024

Rajoni,Europa Moti-E Premte,14 Qershor 2024

Republika e Kosovës; do të PARAQITET vranësira të cilat herë pas-here do të zhvillohen duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu KU më të theksuara do të jënë në skajin verior dhe veriperëndimor; orët e pasdites dhe mbrëmjes do të vijojnë nën ndikimin e alternimit të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE të ndjeshme si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 24°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.

Pjesa më e madhe e territorit të MV; do të dominohet nga vranësira dhe shira të për-kohëshëm KU herë pas here do të jenë në formë rrebeshi. POR nuk do të mungojnë; gjithashtu intervalet me kthjellime; Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin zhvendosje graduale të vranësirave drejt zonave Lindore duke ri-kthyer motin e kthjellët në perëndim dhe jugperëndim të MV. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE si në vlerat minimale edhe në ato maksimle duke u luhatur nga 7°C vlera minimale deri në 28 gradë C vlera  maksimale në rang territori. ERA do të vijojë mesatare deri e FORTE me shpejtësi maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.

Prezenca e një qëndre të presionit të ulët atmosferik përkatësisht në Atlantikun Verior me ndikim deri në veriperëndim të kontinentit do të sjellë reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta ere në rajonin e Balltikut dhe ishujt Britanikë. Po ashtu, pjesërisht Europa Qëndrore do të përfshihet nga rrebeshe shiu si edhe mini- stuhi breshëri NDERSA Moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të Jugut të kontinentit; si pasojë e zgjerimit të Anticiklonit të Azoreve KU temperatura të larta do të përjetojnë brigjet e detit të zi dhe brigjet e Egjeut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments