Territori i Kosovës përgjatë gjithë të premte; do të jetë me vranësira te dendura dhe shira me intensitet mesatar dhe herë pas-here të lartë. Më të dendura shirat paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore të republikës së Kosovës. Parashikohet që edhe pasdita të vijojë në kushte të paqëndrueshme atmosferike KU vranësirat dhe shirat do të mbeten prezente POR në sasi më të pakta; Temperaturat e ajrit vijojnë të larta në mëngjes POR do të pësojnë rënie të ndjeshme në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 16°C. Era do të fryjë mesatare paradite POR deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor.
Pjesa më e madhe e territorit të MV parashikohet që të jetë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të vranësirave dhe shirave KU herë pas here do të jenë rrebeshe dhe në formë shtrëngate; Më të dukshme reshjet priten në zonat Perëndimore dhe Jugperëndimore. Ndërsa në vijim do të theksohen vranësirat edhe në veriperëndim të MV duke sjellë rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të qëndrojnë kostante gjatë vlerave minimale POR maksimalet do të pësojnë rënie më të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 16°C. Ndërkohë parametri i Erës do të pësojë rritje të intensitetit duke bërë që herë pas here të arrije shpejtësinë maksimale deri në 50 km/h nga drejtimi permanent Jugor.
Pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të jetë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke sjellë reshje intensive në pjesën më të madhe të kontinenti; Konkretisht: rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi ere priten në gadishullin e Ballkanit, Europën qëndrore si edhe brigjet e detit Egje. Po ashtu; Ishujt Britanikë do të vijojnë me stuhi të forta ere dhe shira të konsiderueshëm NDERSA moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta do të mbizotërojnë vetëm në; gadishullin Iberik si edhe Europën Lindore.